Anglia është bërë skuadra e fundit që ka siguruar një biletë për çerekfinalet e Botërorit pasi ka mundur Kolumbinë me penallti, pas kohës së rregullt e cila përfundoi me shifrat 1-1.

Në pjesën e parë të lojës skuadrat nuk regjistruan shumë raste, por në fushë mbizotëroi tensioni dhe përplasjet mes lojtarëve. Në fraksionin e dytë të lojës Anglia ishte pak më kërkuese dhe në minutën e 54-r një ndërhyrje e gabuar në zonë pa top bëri që arbitri të akordoi penallti.

Nga 11 metrat kapiteni Harry Kane nuk fal duke i dhënë avantazhin Anglisë. Nga ky moment Kolumbia rrit presionin dhe pak para vërshëllimës së trefishtë, ekzaktësishtë në minutën e 93-t Mina barazon rezultatin, duke dërguar takimin në shtesë.

30-t minutat nuk nxjerrin fitues, ndaj për të zgjedhur çerekfinalsiten duhen goditur penalltitë. Në ‘ruletën ruse’ më të saktë tregohen anglezët të cilët fitojnë 3-4.

Si rrjedhojë, pas 12 vitesh ‘Tre Luanët’ për herë të parë arrijnë të kalojnë një raund me eliminim direkt në kompeticionet ku kanë marrë pjesë, si në Europian ashtu edhe në Botëror.

Largohen kolumbianët të cilët këtë sfidë e luajtën pa ‘yllin’ e tyre, James Rodriguez.

Në çerekfinale Anglia do të luajë kundër Suedisë.

Kolumbi 1-1 Angli

Komenti i ndeshjes

120′ Përfundon edhe koha shtesë, takimi u drejtohet penalltive

91′ Nis koha shtesë

90+6′ Përfundon koha e rregullt, takimi shkon në shtesë

90+2′ Mina barazon rezultatin, ndëshkon Kolumbinë

57′ Kane nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Anglia në avantazh

54′ Carlos Sanchez shkakton penallti në favor të Anglisë, i verdhë për të

46′ Nis pjesa e dytë

45+3′ Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kolumbisë dhe Anglisë

45′ Akordohen 3 minuta shtesë në pjesën e parë

1′ Ka nisur takimi

Në orën 20:00 në stadiumin “Otkrytiye Arena” të Moskës do të luhet ndeshja e fundit e fazës së 1/16 të Botërorit mes Kolumbisë dhe Anglisë.

Një sfidë shumë interesante mes dy skuadrave të barabarta, të paktën në letër. Anglezët do kërkojnë të thyejnë tabunë e 12 viteve pa fituar një ndeshje me eliminim direkt, ndërsa amerikano-latinët nuk duan të ndalen këtu në Botëror.

Kujtojmë se fituesi i këtij çifti në çerekfinale do të ndeshet me Suedinë, ekipin që mundi Zvicrën me rezultatin 1-0.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb