Laçi do të përballet sonte me Pertrocub në orën 19.00, në takimin e parë të turit të dytë të Conference League.Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me anë të të cilave ekipet do zbresin në fushë në Moldavi, në Stadionul Zimbru (Chişinău).
Kurbinasit bënë një paraqitje mjaft të mirë në turin e parë të këtij kompeticioni, duke eliminuar Iskran e Malit të Zi. Sot do kërkohet përsëritja e suksesit, për ta patur më pas edhe më të thjeshtë kalimin tutje në ndeshjen tjetër.

(BalkanWeb)
