Serie A pritet të dhurojë emocione në mbrëmje, teksa në fushë do zbresin Sampdoria dhe Milani. Në Genoa, kampionët e Italisë do kërkojnë vetëm fitoren, ndërsa vendasit do luftojnë për të bërë surprizën.
Ekipi i Piolit është në vendin e 3-të me 11 pikë, sakaq Samp është e 18-ta me 2 pikë. Ky është takimi i fundit i Serie A, i programuar për ditën e sotme.
Formacionet:
SAMPDORIA (4-1-4-1): Audero; Bereszynski, Ferrari, Murillo, Augello; Villar, Leris, Rincon, Sabiri, Djuricic; Caputo.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Kalulu, Theo Hernandez; Tonali, Pobega; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud.
