Ndaj Bjellorusisë është një sfidë që duhet fituar, në rastin më të keq nuk duhet humbur, për të vendosur menjëherë statusin e tyre si favorit në grupin C.

Shqipëria kërkon maksimumin që në startin e Ligës së Kombeve, për këtë arsye trajneri Edi Reja i ka besuar formacionin titullarëve lojtarëve me të cilët punoi edhe gjatë kualifikueseve “Euro 2020”.

Në portë titullar është preferuar Strakosha ndërsa përpara tij, me skemën 3-5-2, ka vendosur Demakun, Gjimshitin dhe Veselin. Në krahun e djathtë rreshtohet Hysaj ndërsa në të majtë Lorenc Trashi. Mesfusha do të formohet nga Bare, Gjasula dhe Abrashi. Nuk ndryshon as dyshja e sulmit, Cikalleshi-Manaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: