Kimi Antonelli fiton Çmimin e Madh të SHBA-ve, përpara Charles Leclerc dhe Max Verstappen. Por, Lewis Hamilton me vendin e 4-t dhe George Russell me vendin e 8-të, kanë shtyrë festën e titullit kampion për liderin e Botërorit. Pas një jave në Mexico City italiani është thuajse i sigurt kampion.
Antonelli mori komandën e garës dhe triumfoi falë strategjisë me vetëm një ndalesë. I bllokuar për më shumë se gjysmën e xhirove pas McLaren-it të Oscar Piastri-t, Russell bëri një garë anonime, që pasqyron gjithë sezonin e tij. Pikë për Liam Lawson dhe Pierre Gasly, në vend të 9-të dhe të 10-të me Racing Bulls dhe Alpine.
Kimi Antonelli udhëheq klasifikimin e përgjithshëm me 365 pikë. Hamilton shkon një pikë nga Russell (242-241), më pas vijnë Verstappen në kuotën e 236 pikëve, Leclerc 233 dhe Norris 211. Të dielën, më 1 nëntor, në Mexico City Antonelli-t i mjaftojnë 2 pikë (me Russell fitues) ose edhe 1 pikë (në rast fitoreje të Hamilton) për të siguruar titullin. Dy rivalët e tij gjithsesi janë të detyruar të fitojnë garën e radhës.
