George Russel fitoi çmimin e madh të Australisë në garën e parë të sezonit të ri të Formula 1 në cirkuitin e Melburnit. Ai la mbrapa shokun e tij të skuadrës të skuderisë Mercedes, Andrea Kimi Antonelli.

Zhgënjimi ishte i madh në fillim për tifozët vendas, pasi Piastri u rrëzua dhe humbi kontrollin, çka bëri që të mos niste sfidën.

Në vendin e 3-të u rendit Leclerc, i cili bëri një garë pozitive, ndërsa në vendin e katërt shoku i ekipit Hamilton. Vendi i pestë për Norris, ndërsa vetëm pozicioni i gjashtë Verstappen. Top-10 përmbyllet nga Baerman, Linkblad, Bortoleto dhe Gasly. Vëmendja është spostuar për garën e radhës, atë të Kinës.

 

145

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb