Max Verstappen tregon karakter dhe ia del të marrë Pole Position e parë të sezonit të ri në Formula 1. Në provat zyrtare të mbajtura në Bahrein, Verstappen dhe Red Bull i tij i lanë mbrapa të gjithë, pas një përformance fantastike.

Vendi i dytë mbahet nga Sergio Perez i Red Bull. Vendi i 3-të dhe i katërt i takon Ferrarit, me Leclerc dhe Sainz që bënë një paraqitje mesatare. TOP 10 mbyllet nga Hulkenberg. Gara zyrtare do të mbahet nesër dhe po pritet me padurim nga fansat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb