E ardhmja e Maks Vershtapenit mbetet një temë e nxehtë dhe shumë e diskutuar në botën e Formulës 1. Pas deklaratave të dy javëve më parë nga Nelson Pike Jr. (kunati i pilotit holandez), i cili ishte shprehur se Maks do të kalojë te Mercedesi në vitin 2026, tashmë ka ardhur përgënjeshtrimi nga skuadra nga Toto Volf.

Shefi i Mercedesit ka bërë të ditur se Vershtapen nuk do të jetë pilot në ekipin e tij për vitin ardhshëm, duke konfirmuar kështu dyshen aktuale, Xhorxh Rasëll dhe Andrea Kimi Antoneli. Duke folur për transmetuesin austriak ORF, Volf u shpreh kështu kur pyet pilotët e Mercedesit në vitin 2026:

“Drejtimi është të vazhdojmë me Xhorxhin dhe Kimin. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë të madhe. Ky është prioriteti numër një për ne dhe të gjithë janë të informuar për situatën”, deklaroi ndër të tjera Toto Volf, i cili megjithatë e la derë e hapur për katër herë kampionin e botës në F1: “Sigurisht nuk mund ta injorosh dikë si Maks Vershtapen dhe planet e tij të ardhshme. E kemi marrë në konsideratë, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë të madhe për vitin 2026”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb