Forumi i dialogut politik përfaqësuar nga Ermal Hasimja dhe avokati Redi Ramaj po zhvillohet në selinë e PD me kryetarin e Partisë Demokratike dhe përfaqësues të opozitës, si edhe me Partinë e Lirisë, Partinë Republikane etj..

Gazetari Osman Stafa tha për News24 se ky takim, synon të bashkojë në një bashkëpunim opozitën, në një fron të vetëm kundër keqqeverisjes Rama.

Ndërkohë ditën e djeshme kanë zhvilluar takim edhe me Lëvizjen Shqipëria Bëhet, dhe nga ana e kësaj të fundit është deklaruar se janë të gatshëm të angazhohen.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ende nuk ka një qasje për të bashkëpunuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb