TIRANE

Përmes një deklarate shpërndarë mediave forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare mbështet kerkesen e studenteve për heqjen e tarifws së provimeve për studentët përsëritës në universitetet publike.

“Një tarifë e tillë është jo vetëm e pa justifikuar nga cdo anë që ta shohësh pasi universitetet nuk kanë asnjë kosto shtesë për provimet e përsëritura por rëndon në mënyrë artificiale kostot e studimeve universitare të studentëve shqiptare.

Kërkojmë nga qeveria shqiptare që ta marrë seriozisht shqetësimin e studentëve dhe të plotësojë menjëherë jo vetëm kërkesën e tyre të drejtë për heqjen e tarifës por edhe për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës në konvikte si dhe të kushteve mësimore në auditore.” – thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb