TIRANE- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për ndërtimin e stadiumit të ri në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, ata thonë se kreu i Qeverisë nuk pranon vërejtje për projektin, të cilin sipas tyre, “nuk e ka parë askush përveç tij”.

“Sot kryeministri Rama i quajti QORRA të gjithë shqiptarët që kanë vërejtje rreth projektit të stadiumit të ri, projekt të cilin për më tepër nuk e ka parë askush përveç tij. Mbetemi në pritje që institucionet shtetërore (dhe jo personat private që do ndërtojnë aty) të japin shpjegime rreth problematikës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike. Në pritje që Bashkia e Tiranës të organizojë një seance dëgjimi dhe këshillimi publik rreth ketij projekti. Në pritje që Ministria e Arsimit dhe Sportit të shpjegojë se pse shteti shqiptar po heq dorë nga investimi më i rëndësishëm në 100 vjet për sportin, duke ia lënë në dorë një privati”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: