Policia e Gjirokastrës ka proceduar dy mjekë pediatër të spitalit “Omer Nishani”, pasi dyshohet se në dy raste gjatë muajit korrik kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të një foshnjeje 7-muajshe, e cila ka humbur jetën më datë 21 korrik gjatë transportimit për në spital.

Burime për News24 bëjnë me dije se foshnja është vizituar rreth dy javë më parë në Spitalin e Gjirokastrës nga refluksi dhe pasi mori ndihmë në Qendrën Shëndetësore të Memaliajt, ku ishte paraqitur pas tre ditëve me temperaturë të lartë u nis për në Spitalin e Gjirokastrës.

Nëna e foshnjës që jeton në fshatin Luftinjë të Memaliajt ka pohuar në spital se nuk kishte pasur mundësi ta çonte fëmijën më herët në spital, pasi i shoqi punonte si bari ndodhej në mal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: