Asnjë pengesë për “djajtë e kuq”, Man.United hedh një hap të sigurt drejt finales së FA Cup pas fitores së pastër 0-3 përballë Nottingham në ndeshjen e parë. 6 minuta lojë i mjaftuan Rashford për të dërguan topin në rrjetë, një aksion personal fantastik.

Kjo ishte ndeshje e 10-të radhazi që ylli britanik arrin të shënojë. Vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 23-të, por VAR ndali festën për pozicion jashtëloje.

Në fundin e pjesës së parë ishte Weghorst që dyfishojë shifra. Ekipi i Ten Hag kishte gjithçka në kontroll ndërsa në të 89-të, Bruno Fernandes sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat britanike i kanë kushtuar faqen e parë ylli të ri të Man.United, Marcus Rashford. “10-shi perfekt”, ishte titulli i përzgjedhur nga Daily Mail.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb