Në Milano kanë pak dyshime në lidhje me pasuesin e Stefano Piolit, Fonsceca është i përzgjedhuri i drejtuesve kuqezi, ndërsa pritet vetëm prezantimi i tij zyrtar. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit, kanë përpiluar edhe një buxhet në dispozicion të Fonseca-s për të rikthyer edhe një herë Milanin në nivele të larta, në Serie A dhe Champions League.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, Fonseca do të këtë në dispozicion një buxhet prej 100 milionë euro për t’i shpenzuar në tregun e transferimeve. Jo vetëm kaq, e përditshmja italiane ka zbuluar edhe identitetin e lojtarëve që preferohen nga stafi. Objektivi kryesor është Zirkzee i Bologna-s, por holandezi pëlqehet shumë edhe nga disa ekipe të tjera, mbi të gjitha nga Juventus, që pritet të jetë e avantazhuar në këtë garë me transferimin e Thiago Motta-s në Torino.

Joshua Zirkzee Bologna Celebrate Away
Joshua Zirkzee Bologna Celebrate Away

Zirkzee pritet të marrë dhe pjesën më të madhe të tortës, pasi Bologna pretendon 50 milionë euro për kartonin e tij. Fofana, Royal dhe Igor janë tre emra të tjerë që shihen nga stafi drejtues si përforcime të nevojshme për sezonin e ri. Gjetja e një zëvendësuesi për Giroud është prioriteti kryesor, prej kohësh Milan kërkon një qendërsulmues të ri, por kjo është vera e duhur për të afruar një “pykë” të re në Milano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: