Prej disa ditësh familjarët e Ali Avdollit, 82 vjeç, banues në lagjen “5-Maj” në Elbasan, po jetojnë orë ankthi pas largimit të tij nga banesa në ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas. Pavarësisht kërkimeve intensive që po zhvillohen prej katër ditësh ende nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të moshuarit.

Sipas të afërmve, Ali Avdolli vuan nga demenca, fakt që e bën situatën edhe më shqetësuese, pasi ai mund të ketë humbur orientimin dhe të mos jetë në gjendje të kthehet vetë në shtëpi. Ankthi i familjarëve është shtuar ndjeshëm edhe për shkak të motit të keq, reshjeve të dendura, temperaturave të ulëta dhe ngricave që kanë mbizotëruar gjatë këtyre ditëve.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve dhe autoriteteve që, nëse e shohin ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit:

📞 069 20 24 777

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar. Ndihma dhe solidariteti i komunitetit janë thelbësore për rikthimin e tij të sigurt pranë familjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: