85%  e tifozëve nuk e duan Allegrin në krye të Juves, ky është sondazhi i bërë në rrjetet sociale, por ky mendim i tifozëve nuk pritet të ketë asnjë efekt te drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Plani i tyre është ndryshe, kërkojnë të vijojnë me Allegrin, por sigurisht ka edhe kushte, i pari dhe i panegociueshmi është të sigurojnë një vend në Champions League.

Allegri
Allegri

Juve ka një plan 3 vjeçar, ku me Champions dhe prezencën në Botërorin e Klubeve parashikojnë të fitojnë afro 150 milionë euro. Me këtë shumë, Juve parashikon të afrojë disa lojtarë si Koopmeiners nga Atalanta, Goretzka nga Bayern Munich, Samardzic nga Udine dhe Zirkzee nga Bologna. Prioritet është edhe rinovimi i kontratës me disa titullarë të rëndësishëm si Rabiot, Chiesa dhe Vlahovic.

Corriere
Corriere

Në planin e Giuntolit, drejtorit të “Zonjës së Vjetër”, i bërë publik nga Corriere dello Sport, Juve e vërtetë do të shihet brenda tre viteve. Në vitin e parë synohet konsolidimi i ekipit, në vitin e dytë synohet titulli në Serie A ndërsa brenda tre vitesh parashikojnë të jenë konkurrues në nivele të larta edhe në Evropë. Ky plan do të hidhej në erë nëse Juve nuk siguron një vend në Champions League sezonin e ri, për këtë arsye diskutimi mbi rinovimin e kontratës së Allegrit është shtyrë pasi të kenë mbyllur matematikisht këtë diskutim.

Allegri
Allegri

Vetë Allegri i pyetur mbi këtë temë u shfaq i qetë, për të ekipi është brenda çdo objektivi, pasi kur u rikthye në për herë të dytë në krye të Juves iu kërkua vetëm të ul moshën e skuadrës, të përfshijë në ekip lojtarë të rinj, sipas Allegrit ky objektiv është arritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb