Më në fund, pas shumë negociatash, Milan dhe Rafa Leao gjejnë akordin e shumë pritur. Mungon vetëm firma zyrtare, por tashmë nuk ka asnjë dyshim: Leao do të firmos një kontratë të re deri në 2028.
Sulmuesi portugez ka pranuar ofertën e “djallit”, një kontratë nga ku do të përfitojë 7 milionë euro neto, plus 2 të tjera në formë bonusesh. Pavarësisht se palët kanë arritur akordin total në çdo aspekt, mbetet për tu zgjidhur borxhi prej 22 milionë euro që Leao i detyrohet Sporting Lisbonës, edhe në këtë rast është gjetur një akord në parim.

Në këto kushte, Leao pritet të bëhet lojtari i Milanit me efekt të plotë deri në 2028.
(BalkanWeb)
