Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore duke ngelur varur.

Sipas të dhënave, zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet e aksidentit të frikshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia po heton në vendngjarje zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb