Një aksident është shënuar në lagjen “Shtraus” në dalje të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije se një automjet tip Golf  ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një ambient biznesi me dyshekë.

Për fat të mirë drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb