Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në një nga rrugët kryesore të qtetit të Lushnjës.

Gazetari Julian Kasapi raporton për “Balkanweb” se një automjet tip “Toyota Yaris” e drejtuar nga një shtetase 50-vjeçare ka aksidentuar shtetasin Qani Çela. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa Çela po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital  dhe mjekët konfirmojnë se ëhstë jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po kryen ekspertizën për të zbardhur këtë aksident, ndërsa po lehtëson edhe trafikun e makinave, në këtë orë piku të lëvizjes së automjeteve.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb