SHKODER– Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku për pasojë një person mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e lagjes Tophane. Mësohet se një makinë është përplasur me një motoçikletë, e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i këtij të fundit, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Policia është në vendngjarje, ndërsa po vijon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
aksidenti ne shkoder

aksidenti 44
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: