Andi Lila është rikthyer te Parma, por jo për të luajtur, thjesht për një vizitë. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga ambientet e muzeut të klubit të njohur italian në stadiumin “Tardini”.

Futbollisti që aktivizohet te PAS Janina në Greqi ka shfrytëzuar pushimet për të vizituar ish-skuadrën e tij. Kujtojmë që Lila u aktivizua për 6 muaj te Parma në vitin 2015-të, por më pas u largua pas problemeve financiare të klubit italian, i cili ra në kategorinë E Serie D.
(I.Ç/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb