Policia në Gjermani ka arrestuar autorin e sulmit në qytetin Mannheim.

Siç mund të shikohet nga dokumentet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb, autori është Hajj Ali.

Ai dyshohet se është me origjinë arabe, por se ka poseduar dokumente gjermane.

Gjithashtu janë publikuar edhe foto të makinës, me të cilin u krye sulmi. Automjeti me të cilin u krye sulmi është një makinë e thjeshtë, e cila është dëmtuar ndjeshëm në pjesën e përparme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga sulmi, 2 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: