Në vetëm tre javë, Arsenal zhbën gjithçka të bukur kishin ndërtuar këtë sezon. “Topçinjtë” nuk njohin fitore prej tre ndeshjeve radhazi në Premier League, tre barazime radhazi, duke bërë që gara për titull jo vetëm të hapet, por tashmë nuk e kanë më fatin në duart e tyre.

Me 75 pikë në 32 javë, Arsenal vijon të qëndrojë në krye, plus 5 pikë nga Man.City, por “qytetarët” e Pep Guardiola-s kanë dy ndeshje më pak.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në sfidën e fundit, atë kundër Southampton ishin me fat që dolën me një pikë, pasi u deshën dy gola në fund për të dalë me një pikë pas barazimit 3-3. Mediat angleze i kanë kushtuar faqet e para këtij blofi, i radhës për Arsenal: “Arsenal në agoni”, shkruan Daily Mail. “Pikë me pistoletë” ishte titulli i Express.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb