Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati në derë të shtëpisë të Ardjan Çapjas, policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e kësaj ngjarje.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton pwr “BalkanWeb” se kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar detaje nga portreti i atentatorëve, por vetëm mjetin me të cilin ata lëvizën nga shtëpia e Ardjan Çapjas deri në lagjen “Skënderbej”, aty ku i vunë zjarrin makinës, si edhe armës së përdorur në krim.

News 24 ka shkëputur një foto nga video e kamerave të sigurisë, që kanë kapur lëvizjet e autorëve në arrati e sipër. Pas djegies së kësaj makine, policia nuk ka më të dhëna se me çfarë mjeti janë larguar autorët.

Makina
Makina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb