KOSOVA

Edhe kjo fundjavë nuk ka kaluar pa radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare mes Shqipërisë e Kosovës.

Mediat e Kosovës raportojnë se turistët janë dyndur drejt Shqipërisë këtë fundjavë për të kaluar disa ditë pushimi.

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e verës, turistët nga Kosova zgjedhin në masë bregdetin shqiptar edhe pse në pikën kufitare i duhet të presin për pak kohë për shkak të radhëve të gjata që krijohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb