Prej vitesh, La Liga mori emër dhe famë falë rivalitetit të madh mes Leo Messit dhe C.Ronaldo-s. Dy yjet e futbollit botëror janë larguar prej kohësh nga Spanja dhe futbolli i rëndësishëm, duke i lënë stafetën dyshes Haaland-Mbappe, dy lojtarë që pritet të dominojnë skenën e futbollit. Real Madrid ka bërë gati afrimin e Kylian Mbappe, ky nuk është më një sekret, me yllin francez që pritet të zbarkojë në Madrid në fund të këtij sezoni, një dhuratë e çmuar për të inauguruar stadiumin e ri “Santiago Bernabeu”.

Haaland Mbappe
Haaland Mbappe

Në kushte të tilla, Barcelona synon t’i përgjigjet në të njëjtën formë, synon të afrojë në Barcelonë rivalin e tij më të madh, Erling Haaland. E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, hap faqen e parë këtë të martë me titullin:

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

“Haaland në 2025”. Mundo Deportivo shton se drejtuesit e klubit blaugrana shpresojnë në një dënim të mundshëm të Man.City, ndërsa në 2025, me përfundimin e stadiumit të ri, kërkojnë të joshin Haaland. Në 2025, nga Barcelona pritet të largohet edhe Robert Lewandowski, në këtë mënyrë, Haaland shihet si pasuesi ideal i sulmuesit polak. Tifozët në Spanjë, por dhe drejtuesit e La Liga-s, kryqëzojnë gishtat që ky skenar të realizohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb