SHBA- Nga Amerika e largët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në cermoninë e betimit të presidentit amerikan Donald Trump ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga Uashingtoni me bashkëshorten e tij Aurelën. Basha e komenton pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e betimit të Trump si mjaft emocionuese dhe me mbresa të pashlyeshme për të dhe bashkëshorten e tij. Me zyrtarizimin dhe vendosjen e Trump si president të SHBA-së, Basha shprehet se një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën.
Postimi i Bashës në “facebook”:
Emocione dhe mbresa të pashlyeshme për mua dhe Aurelën nga ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Donald Trump. Një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën. Ndryshimi po vjen.
(BalkanWeb)
