TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një fermeri dixhital, ku ky i fundit është një i prekur nga moti i keq që ka prekur një pjesë të madhe të vendit.

Berisha deklaron se fermerët janë ndëshkuar nga natyra por edhe janë braktisur nga qeveria. Fermeri tha se në zonën e Beratit era kishte shkatërruar shumë sera, duke dëmtuar prodhimet e tyre.

MESAZHI I BERISHËS
Fermere te ndeshkuar nga natyra te braktisur nga qeveria!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor uroj qe te jeni mir, mar shkas tiu shkruaj si i vetmi ze
I degjushem ne kete vend, para 5 dite ne gjithe zonen e Beratit ra nje fatkeqesi per rreth 90% te fermereve te zones ku era e fort shkaterroj serat dhe cdo gje dhe si per ironi te fatit krahes fatkeqesis natyrore nga ana e shtetit as nk eshte dukur askush ne zon qe ti takoj te pakten se per te ndihmuar dhe te vdesesh nuk te ndihmon kjo qeveri e flliqur po iu dergoj dhe foto ku demi eshte i madh ku shumica jan dhe me kredi, flm dhe gjith te mirat”
29541788_979179655576275_1449725957959289798_n

29570893_979179678909606_8128719555896709723_n

29572347_979179615576279_3546566408641908180_n

29594743_979179608909613_4514628744151503399_n
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: