Kryeqyteti gjerman është zbukuruar me atraksione festive të Krishtlindjes, me pemë të mëdha e të dekoruara të vendosura në pikën kryesore të Berlinit, Portën e Brandenburgut dhe jashtë parlamentit, ndërsa aroma e verës së zier nga tregjet e ndryshme të Krishtlindjes përhapet në ajër.

Instalacione me drita shumëngjyrëshe mbushin dy bulevardet kryesore tregtare të qytetit, Kurfyrstendamm dhe Unter den Linden, njëri në ish-Berlinin Perëndimor dhe tjetri në ish-Berlinin Lindor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Berlini krenohet me më shumë se 100 tregje Krishtlindjesh në këtë qytet me 3.9 milionë banorë, sipas shifrave zyrtare.
Shitësit këtu zakonisht shesin dhurata artizanale, salçiçe të pjekura në skarë, zemra me xhenxhefil dhe verë të nxehtë të njohur si Glyhwein.

Një atraksion i veçantë këtë sezon Krishtlindjesh është instalacioni eksperimental i dritës dhe zërit “Dritat e Dimrit”, i cili u lejon vizitorëve të rrëshqasin me patina akulli nën 300 pemë vezulluese të ndriçuara me 100,000 LED.

Gjermanët tradicionalisht festojnë Krishtlindjen në mbrëmjen e 24 dhjetorit, kryesisht me peme natyrale të dekoruar për festen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb