Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit vijojnë “gjuetinë” për të përforcuar ekipin përfaqësues me elementë cilësorë. Tekniku kuqezi së bashku me stafin e tij zhvilloi një tur të gjerë në Evropë duke takuar të pjesën më të madhe të legjionarëve, por në të njëjtën kohë kanë qenë në “alert” për element të rinj.

“Panorama Sport” vjen këtë të mërkurë me një lajm ekskluziv ku sipas të përditshmes më të madhe sportive në vend, drejtues të FSHF-ës kanë kontaktuar me anësorin e Mainz, Antoni Caci. Në vargun e kërkimeve të lojtarëve me origjinë shqiptare, por të lindur jashtë, siç ishte rasti i Balliut, Antoni Caci është rasti i fundit pasi është kontaktuar nga FSHF për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në të ardhmen.

Panorama
Panorama

Nuk dihet se çfarë përgjigje ka dhënë mesfushori me tipare mbrojtëse dhe nëse do të ketë një takim në avancë. Caci është 27 vjeç dhe ka lindur në Francë, teksa ka dalluar tek akademia e Strasburgut derisa kaloi në ekipin e parë. Në verën e vitit 2022, Caci kaloi te Mainc ku luan aktualisht.

Këtë sezon, Caci ka pasur një rendiment të lartë, ku përveç një ndeshjeje për shkak pezullimi kartonësh, i ka luajtur të gjitha takimet në Bundesligë, madje ka arritur të shënojë një gol dhe të japë katër asiste.

Një mesfushor i cili luan nga e djathta, por me tipare mbrojtëse, mund të jetë një përforcim për skuadrën e Silvinjos, pavarësisht se ky i fundit nuk ka folur me të personalisht, por është i hapur për këdo lojtar cilësor që ka dëshirë të japë kontributin e tij për Kombëtaren. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb