Një automjet tip “BMW X5 “ka dalë nga rruga në Xibrakë, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan, ndërkohë që automjeti, sipas burimeve zyrtare, raportohet se është braktisur nga drejtuesi i tij.

“BalkanWeb” sjell foto nga automjeti me targë AA353LD, i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme pas daljes nga rruga dhe nuk është i qartë shkaku i braktisjes së tij nga drejtuesi.

Policia po punoj për identifikimin e drejtuesit të mjetit luksoz dhe arsyet e braktisjes së makinës pas aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb