Pas pushtimit të fushës nga një tifoz gjatë ndeshjes ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Copenhagen në kuadër të xhiros së fundit të Champions League, tifozët e klubit të madh të Bundesligës vazhdojnë me fushatën e tyre kundër Botërorit të Katarit 2022.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Bochum, muri i verdhë i Signal Iduna Park shpalosi disa pankarta kundër Kupës së Botës në të cilat shkruhej me shkronja të mëdha: “Bojkoto Katar 2022”.
Një sinjal i rëndësishëm dhe jo i pari nga tifozët e Dortmundit. Lojtari i 12-të verdhezi tejçon kështu një mesazh mjaft të rëndësishëm, pak ditë para kompeticionit më të madh ndërkombëtar. Kujtojmë që për ndërtimin e infrastrukturës futbollistike dhe krijimin e kushteve të duhura për Botërorin e Katarit shumë punëtorë kanë humbur jetën.
Adeptos do Dortmund continuam a pedir o boicote ao Mundial do Qatar ?? pic.twitter.com/1Kt9G5kgEC
— Cabine Desportiva (@CabineSport) November 5, 2022
(BalkanWeb)
