TIRANE – Kombëtarja u rikthye mbrëmjen e djeshme në djepin e futbollit, në Shkodër aty ku futbolli është ‘fe’. Rikonstruksioni i “Loro Boriçit” është mbase lajmi më i bukur për qytetin e Shkodrës kohët e fundit. Të gjithë rendën të siguronin një biletë, duke mbushur plot stadiumin e ri, në ndeshjen miqësore me Marokun.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një album me fotografi nga ambientet e brendshme të stadiumit të rikonstruktuar, të cilin e cilësoi si vepër nga ato që flasin më shumë se mijëra fjalë.
“Dhe nëse ky stadium është një spektakël, Arena Kombëtare do të jetë një super spektakël.”- thekson kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb)
