Ata u martuan në një ceremoni luksoze në prill dhe Brooklyn Beckham u shfaq tmerrësisht i dashuruar me gruan e tij Nicola Peltz gjatë një pushimi romantik në St Tropez.

Djali i David dhe Victoria Beckham, 23 vjeç, ‘mbyti’ me puthje aktoren amerikane, 27 vjeçe, teksa ata u ulën për darkë në një restorant në ambient të hapur.

Nicola u shfaq e veshur me një fustan të bukur jeshil dhe blu, me një printim të guximshëm me lule.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Brooklyn nuk i ka kushtuar fare vëmendje darkës në restorant dhe u përqendrua te gruaja e tij e mrekullueshme duke e puthur dhe përqafuar.

Cifti edhe gjatë shëtitjeve në qytet, nuk hoqi dorë nga puthjet dhe përqafimet.

Javën e kaluar Nicola dha më shumë informacion mbi martesën e saj në një intervistë me Tatler, duke zbuluar se burri i saj i ri është ‘në parajsë’.

(dailymail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb