Pa Mbappe, me francezin të dëmtuar, dhe me Alonson në dyshim të fortë, Real Madrid bie sërish, këtë herë në “Bernabeu” përballë Man.City. Kjo ishte një sfidë që mund të vendos shumë mbi të ardhmen e Alonsos, por tekniku spanjoll dhe djemtë e tij zhgënjejnë sërish, në një kohë kur pësuan një humbje me përmbysje.

Në fakt, Vinicius dhe pjesa tjetër e Realit e nisi sfidën në sulm, ku pas vetëm 2 minutash, sulmuesi brazilian reklamoi një penallti, por pasi rishkoi pamjet në VAR, gjyqtari i takimit akordoi faull në limitet e zonës. Goli ishte në ajër dhe në minutën e 28-të, Rodrygo, i harruari i Alonsos, tundi rrjetën me një goditje të saktë brenda në zonë duke sjell festë në “Bernabeu”.

Ndryshe nga se pritej, goli jo vetëm që nuk solli qetësi, por futi Realin në panik, me Man.City që fillimisht barazoi shifrat në minutën e 35-të ku O’Reilly përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke mposhtur Courtois. “Qytetarët” nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 43-të, Erling Haaland fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, “bomberi” norvegjez u tregu perfekt duke përmbysur shifrat në 1-2. Situata nuk ndryshoi në fraksionin e dytë, me dy ekipet që zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Realin që pëson një tjetër humbje, por qëndron në pozita komode, në vendin e 7-të në kuotën e 12 pikë, një më pak se Man.City.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë, ashtu si pritej, kjo humbje rendon pozitën e Alonso-s: “Goditje për Xabi”, shkruan Mundo Deportivo. “Përmirësim pa shpërblim”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS. “Pa kredi”, shkruan Sport.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb