TIRANË- Protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” zgjati 2 orë, ndërsa në përfundim të fjalës së liderit të PD-së, Lulzim Basha nisi dhe shpërndarja e protestuesve.
Disa e shoqëruan Bashën drejt selisë, blu dhe të tjerë ashtu siç këshilloi ai, u kthyen në shtëpitë e tyre për të përhapur lajmin se: “Republika e Re u shpall” dhe se pritet të ketë një tjetër marshim, “e treta e vërteta”, siç tha Basha.
Por në këto foto të siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Marsela Karapanço shihet gjithçka ka mbetur pas protestës.
Qytetarët i kanë hedhur në shesh çdo gjë mbanin me vete, nga shishet e ujit, tek flamujt e pankartat me mesazhe të ndryshme.
(m.a/BalkanWeb)