Danilo Alves nuk do të jetë më futbollist i Flamurtarit. Brazliani është i dëmtuar dhe me shumë mundësi e ka të pamundur për t’u rikthyer deri në fund të sezonit. Kjo ka qenë edhe arsye që 27-vjeçari sot nëpërmjet rrjeteve sociale të njoftoi largimin nga vlonjatët.
Alves ka postuar disa foto teksa shihet bashkë me djalin e tij, Enzo-n, me presidentin Sinan Idrizi, me familjarë dhe staf të kuqezinjve, duke pasur përpara një tortë me ngjyrat dhe stemën e Flamurtarit, si dhe numrin e tij të fanellës.
Alves bashkangjitur fotos shkruan: “Familja ‘Vlorë dhe Flamurtari’, dua të të falënderoj për gjithë dashurinë, respektin dhe admirimin për punën time. E ardhmja ime është përpara, por nëse kthehem te Flamurtari, do ta ndihmoj gjithmonë ekipin dhe do të jap më të mirën. Faleminderit presidentit Idrizi për dashurinë dhe respektin, që gjithmonë kishte për mua. Kjo është reciproke.”
(e.k/BalkanWeb)
