Në një ambient të arreduar bukur në Gjirin e Lalzit, u mbajt një nga dasmat më të bujshme të vitit, ajo e Marinës dhe Getoarit. Pasi bënë celebrimin nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, çifti dhe të ftuarit shkuan në ambientin ku do të mbahej darka dhe u bë festa. Të pranishëm në dasëm ishin dhjetra personazhe të famshëm, këngëtarë e aktorë por nuk mungojnë as politikanët dhe biznesmenët. I ftuar ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Klosin duket se e ka zënë gjumi në karrige, apo ndoshta është në një moment pushimi për të kërkuar pak qetësi nga zhurma e muzikës në dasëm.


(i/ç/BalkanWeb)
