Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ditëve të fundit është në qendër të vëmendjes me prononcimet e saj në mbrojtje të shqiptarëve që jetojnë në kufijtë administrativë të Republikës së Maqedonisë, e që ajo preferon ta quani Iliridë.

Përkushtimi dhe guximi i saj për të folur në opinion me këtë fjalor që nuk është i zakonshëm për politikanët, duket se rrënjët i ka shumë të thella.

Shumëkush nga ne nuk e ka ditur që deputetja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Mesila Deda ka prejardhje nga Gostivari.

Agjencia e Lajmeve Flaka hulumtoi prejardhjen e deputetet shqiptare, gjyshi i së cilës para shumë vitesh ishte arratisur nga Gostivari për të ikur drejt Shqipërisë ku dhe kishte krijuar familjen e tij.

Se kjo histori është e vërtetë, këtë e vërteton edhe vetë deputetja Doda në një paraqitje publike më 14 Mars të vitit 2014, pikërisht tre vite më herët.

Pikërisht në këtë datë, në mjediset e Parlamentit të Shqipërisë para tre viteve u mbajt mbledhja e përbashkët për ditën e 8 marsit mes deputeteve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Nga Maqedonia, e pranishme ishte edhe ish-deputetja Dëshira Imeri, të cilën deputetja Doda e kishte njohur që e ka të afërt, madje kushërirë të dytë.

Doda dhe Imeri janë njohur dhe e kanë kuptuar se janë kushërira mes tyre, fakt të cilat nuk e kanë ditur asnjë nga ato.

Pas takimit, deputetja Mesila Doda, atë kohë shkroi në profilin e saj në “Facebook”, që fotoja të cilën e kishte postuar bashkë me ish-deputeten Dëshira Imeri ka një histori krejt të veçantë.

Deda tha që: “Zonja në foto (Dëshira Imeri), është kushërira ime e dytë”.

Mesila-Imeri

“Nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti deri para pak kohësh, pasi gjyshi im u arratis nga Gostivari dhe nëna ime nuk i pa më kurrë të afërmit e saj, dhe për rrjedhoje as ne nuk i njohëm ato. Sot nëna ime nuk është më, por ja qe ky 8 mars na gjeti bashkë në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është historia e brezave që shkuan dhe brezit tonë. Shpresojmë që ndarje të tilla nuk do jenë më kaq të forta për hir të politikës dhe historisë së padrejtë në të ardhmen”, tha atë kohë deputetja Deda.

Rastet e tilla, për shqiptarët dhe historinë e tyre të hidhur, nuk janë dhe të rralla. Historia njeh shumë raste të tilla, madje edhe në relacione më të afërta. Motra ka takuar vëllanë pas shumë vitesh, dhe gjetiu.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: