Zbardhen detaje nga krimi tronditës i ndodhur këtë të diel në Hamburg të Gjermanisë, ku një burrë vrau dy fëmijët e tij dhe plagosi nënën e tyre, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Media e njohur gjermane “Bild” shkruan se autori i krimit ishte shqiptar, me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Flamur R.

Ai ka vrarë djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, po ashtu ka plagosur gruan 38-vjeçare dhe në fund ka vrarë veten.

Pas incidentit, autoritetet policore dhe urgjenca kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë fëmijët.

Autori 44-vjeçar kishte vdekur më vonë në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e tij ishte dërguar me plagë të rënda në emergjencë.

Deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme për rastin në fjalë.

Gf3gr3
Gf3gr3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb