Një detaj mjaft interesant është fotografuar pasditen e sotme përgjatë zhvillimit të protestës në ditën e saj të 47-të përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë kohës që qytetarët dhe aktivistët po grumbulloheshin në shesh dhe po mbanin fjalimet e tyre të revoltuar me qeverinë, në trotuarin ngjitur me godinat qeveritare është parë të kalojë Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, diplomati spanjoll ka zgjedhur të kalojë shumë pranë zonës ku po zhvillohej revolta qytetare.
Kujtojmë se në ditët e para të protestës, edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato u pa duke ecur mes protestuesve në bulevard.
