Fassou Antoine, babai i Paul Pogba, do të mbushte sot 80-vjeç nëqoftëse ai nuk do të kishte vdekur ne majin e vitit që lamë pas. Por edhe pse ai nuk është më në këtë botë, shumë njerëz sot e kanë kujtuar dhe kjo për meritë të djalit të tij, Pogba-s.

25-vjeçari pjesë e Manchester United në Angli, në sfidën që zhvilloi sot kundër Rusisë shënoi golin e dytë në fitoren 1-3 për Francën. Festa e Pogba-s ishte dedikim për të atin. Poshtë bluzës ai kishte shkruar: “Gëzuar ditëlindjen baba, Allahu të bekoftë!”
nintchdbpict000395135148
Më poshtë foto e publikuar nga Pogba në ditëlindjen e 79-t të babait të tij.
111111111111
(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: