TIRANE
Dojna Mema feston sot ditën e lindjes. Mes shumë urimesh në këtë ditë në vecantë sigurisht që do të veçojmë atë të partnerit të saj, Vlashent Sata.
Me një postim në ‘Instagram’, këngëtari na tregoi edhe njëherë anën e tij më romantike. “Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditëlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je për mua! Gëzuar e vogla ime, e madhe sa një Botë”, ka shkruar ai krah fotos me Dojnën.
Që nga dita që Vlashenti e shpalli lidhjen nuk ka kaluar shumë dhe tani e tutje Dojna do jetë gjithmonë e më e pranishme në Instagramin e tij.
Ai ende nuk ka shpërthyer në të Dojnës, që po i kushtohet më shumë kthimit të saj në ekranin e Top Channel këtë të dielë. Kujtojmë se moderatorja e njohur e ekranit feston sot plot 29 vite jetë.
