KOSOVA

Menjëherë sapo u votua si kryeparlamentare, Vjosa Osmani ka marrë postin. Glauk Konjufca i cili nuk e mbajti as dy muajt pozitën, ia ka lënë detyrën gruas së parë që do e bëjë këtë detyrë në historinë e Kosovës.

Të dy të buzëqeshur i kanë dhënë dorën njëri- tjetrit për pozicionin që rrezikonte marrëveshjen, koalicionin dhe vetë qeverinë.

Nga ana tjetër Konjufca është anëtar në kabinetin e ri qeveritar të Kosovës si ministër i Jashtëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb