Policia italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me Dario Myftiun, 38 vjeçarin i cili u kap nga policia shqiptare në Durrës disa ditë më parë. Myftiu ishte një ndër më të kërkuarit në Itali, pasi është kapo i një bande shqiptare që furnizonte qytetin e Padovës me marihuanë, heroinë dhe kokainë.

Policia e Durrësit bëri me dije se 38-vjeçari është vënë në pranga pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Padovës më 6 korrik për trafik droge.

Autoritetet italiane zbulojnë se Dario Myftiu, është tradhtuar nga shënimet e tij të shkruara me dorë mbi pakot e drogës ku shënonte sasinë. Organizata e drejtuar nga Myftiu funksiononte me stilin e Camorra-s napoletane ku të afërmit u krijonin kushte të mira dhe u ofronin ndihmë për t’u arratisur në Shqipëri të dënuarve me arrest shtëpie.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb