Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose bashkoi përfaqësuesit e komuniteteve fetare në një takim të veçantë, ku u diskutua mbi rolin e fesë në sistemin penitenciar.

Në këtë takim, të gjithë njëzëri theksuan se feja ka një ndikim të madh në burgje, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve dhe duke sjellë qetësi shpirtërore në jetën e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë tryezë morën pjesë:

Z. Tauland Bica – Komuniteti Mysliman
Atë Nikolla Kodheli – Kisha Ortodokse Autoqefale
Dom Kreshnik Ivan – Kapelan i Burgjeve Tiranë-Durrës
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj
Z. Ergjest Biti – Vëllazëria Ungjillore

Drejtori Qose vlerësoi bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë përfaqësuesve, duke theksuar se trupi mund të jetë i burgosur, por shpirti mbetet i lirë, dhe se bashkëpunimi mes komuniteteve është një urë që lidh dhe forcon shpirtin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb