BRITANI E MADHE

Dua Lipa ka konfirmuar në rrjetet sociale lidhjen e saj me regjisorin greko-francez Romain Gavras.

Dyshja u përfol për lidhje në fillim të këtij viti dhe janë fotografuar shpesh bashkë, por vetë Dua Lipa e konfirmoi lidhjen vetëm tani, përmes një fotoje të tyre me një emoji zemre të kuqe.

Gavras është ish-i dashuri i rivales kryesore të muzikës pop të Dua Lipës dhe këngëtares tjetër shqiptare, Rita Orës. Mes vajzave thuhet se ka pasur një armiqësi të heshtur prej shumë vitesh dhe duket se Gavras mund ta përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb