Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në verë. Futbollisti argjentinas nuk gjeti gjuhën e përbashkët, duke bërë kështu që kontrata mos të rinovohet.

Gjithsesi, duket se sulmuesi është ende i dashuruar me bardhezinjtë. Dybala ka bërë një postim në rrjetet sociale menjëherë pas takimit të humbur 0-1 me Interin. Ai shkruan: “Fino Alla Fino”, që do të thotë: “Deri në fund”. Kjo është edhe moto e Juventusit.

Deee

 

Në komente  vihen re fansa të cilët i kërkojnë lojtarit të bëjë prapakthehu.  “Qëndro me ne” dhe “Mos ik, të lutem” janë vetëm disa prej fjalëve të tifozëve të “Zonjës së Vjetër”. 28 vjeçari ka qenë dhe mbetet një nga më të preferuarit e lojtarit të 12-të në Torino. Largimi i Dybalas do lërë te Juvja një boshllëk të madh, pasi cilësitë e futbollistit janë të mëdha.

 

Dybala

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: