Tetori është pa diskutim muaji kuqezi. Dy fitoret e fundit, kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë, kanë dhënë efekt të menjëhershëm në renditen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç pritej, ekipi i Sylvinho-s ka fituar tre pozicione të tjera, duke u renditur tashmë në vendin e 59-të. Që nga momenti kur Sylvinho është ulur në stolin e ekipit Kombëtar, Shqipëria ka pasur vetëm rritje.

Shqiperia Fifa
Shqiperia Fifa

Me 1396 pikë në total, Shqipëria vijon progresin, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, për këtë arsye dy ndeshjet e nëntorin jashtë shumë të rëndësishme, kërkohen 6 pikë të plota edhe për renditjen e FIFA. Kujtojmë që rekordi historik i Shqipërisë është vendi i 22-të gjatë kohësh se De Biasit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, Polonia, rivali i Shqipërisë në Grupin E, humbet një tjetër pozicion, tashmë renditet në vendin e 31, ndërsa Çekia qëndron në vend numëro, e pozicionuar në vendin e 37-të. Kosova ka pësuar një rritje në renditjen e fundit të FIFA-s.

Kosova
Kosova

“Dardanët” fitojnë 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 105. Nuk ndryshon asgjë në lidhje me kreun, kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.

Fifa Vendet E Para
Fifa Vendet E Para

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: